ZYRTARE | Sylvinho publikon listën e Shqipërisë për Euro 2024! Uzuni, Cikalleshi e Bare jashtë

27 Maj 2024
16:12
Telesport
back button

Lista zyrtare me futbollistët e grumbulluar nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo për finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” tashme eshte publikuar dhe kurioziteti qe rrethonte këto zgjedhje është shuar.

Ashtu siç pritej, lista është përbërë kryesisht nga emrat e futbollistëve që kanë marrë pjesë aktive në kualifikueset e Europianit dhe siguruan biletën e kuqezinjve për këtë turne prestigjioz. Mbeten jashte Uzuni, Cikalleshi, Bare dhe Muçolli.

Portierë: Etrit Berisha  Elhan Kastrati, Simon Simoni, Thomas Strakosha

Mbrojtës: Naser Aliji, Arlind Ajeti, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Martio Mitaj.

Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani.

Sulmues: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj, Taulant Seferi.

Lojtarët fillimisht do të grumbullohet në Shqipëri e më pas në fundin e muajit maj do të udhëtojnë drejt Austrisë. Kombëtarja ka edhe dy ndeshje miqësore në program ndaj Lihtenshtejnit (3 qershor në orën 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor në orën 19:00), në “Haladás Sportkomplexum”.

Më datë 8 qershor kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe do të zhvillojnë përgatitjet për finalet e Europianit, në kampin bazë në SportCentrum Kaiserau, në afërsi të Dortmundit.

Kombëtarja shqiptare do të debutojë në finalet e Europianit “Gjermani 2024” më datë 15 qershor në takimin e parë ndaj Italisë, që do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “Signal Iduna Park” (Dortmund).

Ndeshjen e dytë të grupit kuqezinjtë do ta luajnë katër ditë më pas, më datë 19 qershor kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”. Ndërsa takimin e fundit në grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor në stadiumin “Dusseldorf Arena” në orën 21:00.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit