Trajneri i Shqipërisë, braziliani Sylvinho, ka folur në konferencë për shtyp për listën e zgjedhur dhe duke u ndalur edhe te emra konkret dhe pranuar se nuk ishte aspak e lehtë, ashtu si me kombëtaret e tjera. “Edhe trajneri i Spanjës që shpalli sot listën ishte në vështirësi të madhe. Mund të merrja më shumë se 27 në grumbullim por nuk do të ishte e drejtë, sepse edhe në stërvitje do të ishte më shumë kaos. Sigurisht, zgjedhjet janë të miat dhe mendova më të mirën e kombëtares.
Zgjodha 27 dhe do të duhet të komunikoj vetëm 26 te UEFA kur të vijë momenti i duhur. Ndërsa ka trajnerë të tjerë që marin më shumë.
Grumbullimi i Abrashit është sidomos për personalitetin e tij sepse ka qenë pjesë e Shqipërisë në Euro 2016 dhe mishëron atë shpirtin e garës dhe eksperiencën për të qenë edhe lider brenda grupit.
Medon Berisha është një i ri interesant, por sigurisht që duhet falënderuar edhe Shqipëria U-21 për mundësinë e rritjes që i ka dhënë. Ai është futur pjesë e grupit.
Cikalleshi, Bare, Uzuni dhe Sherri jashtë – i pyetur mbi lënien jashtë të të paktën këtyre katër futbollistëve, Sylvinho komentoi: “E kam dhënë përgjigjen. Doja të merrja 35. E vërtetë që ka futbollistë që meritojnë të vijnë këtu.
Por, nëse bëj ndryshim, do të mbetet dikush jashtë. Kështu e ka jeta, nuk është e lehtë, por duhet të zgjedh sipas kundërshtarit, skenarit në Euro, çdo dinamikë. Në bazë të asaj zgjodhëm.
Por, ne kemi 7-8 apo edhe 10 futbollistë më shumë për të futur në këtë listë por nuk na lejohet. Kemi edhe 15 ditë për të kryer stërvitje dhe zgjedhur 26 nga këto 27.
Ne si trajnerë jemi në vështirësi për të zgjedhur por lista është me numër fiks, ndaj nuk mund të dalin mbi të. Kemi besim te ky grup që kemi zgjedhur”.
Ne fund, trajneri ka shtuar edhe nje prapaskene: “Muçollin doja te merrja por fola me te dhe me tha qe fizikisht nuk eshte 100% dhe i duhet kohe te rikuperoje. Pra, zgjedhjet qe kemi bere lidhen edhe me aspektin fizik dhe formen, sepse Europiani po afron. Disa sjane mire fizikisht dhe ma kane thene vete”.








