Trajneri i ri i Italisë, ja plani i Maldinit dhe Leonardos për ta bindur Guardiolën. Staf i dedikuar dhe kontroll i plotë mbi projektin

22 Korrik 2026
11:54
Alfred Lleshi
back button

Paolo Maldini dhe Leonardo po përpiqen të bindin Pep Guardiolën të marrë drejtimin e kombëtares italiane, duke i ofruar një rol shumë më të gjerë se ai i trajnerit. Projekti synon t’i japë katalanasit drejtimin e rindërtimit të gjithë futbollit italian, me autonomi të plotë, një staf të zgjedhur prej tij dhe ndikim në të ardhmen e sektorit të kombëtareve.

Gjatë fundjavës, Maldini dhe Leonardo u takuan me Guardiolën në Barcelonë për t’ia paraqitur projektin. Trajneri nuk dha përgjigje të menjëhershme, duke kërkuar disa ditë kohë për reflektim.

Një nga pikat kyçe është krijimi i një strukture me vëzhgues, analistë dhe bashkëpunëtorë të besuar, që do t’i lejonte Guardiolës të menaxhonte ekipin pa qenë vazhdimisht në udhëtim, por duke ruajtur kontrollin mbi vendimet teknike.

Plani parashikon gjithashtu që filozofia e tij e lojës të zbatohet në të gjitha kombëtaret, nga moshat deri tek ekipi i parë, madje edhe të ketë rol në përzgjedhjen e trajnerit të Italisë U-21.

Sipas raportimeve, Guardiola e ka vlerësuar projektin, por mbetet i prirur ta refuzojë për shkak të dëshirës për të bërë pushim pas viteve intensive te Manchester City. Megjithatë, Maldini dhe Leonardo i kanë kërkuar ta shtyjë vendimin përfundimtar deri në fund të javës. Federata italiane pret përgjigjen, pasi dëshiron ta emërojë sa më shpejt trajnerin e ri të kombëtares.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit