Kontrata e Leon Goretzka do të skadojë më 30 qershor 2026, por mesfushori gjerman i lindur në vitin 1995 nuk ka ende një rinovim me Bayern Munichun në dorë.
Që nga fillimi i sezonit ai është përpjekur në çdo mënyrë të bindë bavarezët për të qëndruar, me paraqitje të rregullta dhe 4 gola dhe një asist në sezon.
Por drejtuesi e Die Roten nuk kanë ndërruar mendim: drejtori sportiv Max Eberl ka qenë i qartë me përfaqësuesit e lojtarit që nga nëntori dhe nuk ka ndryshuar mendje për këtë çështje.
Goretzka, siç raportohet nga Sky Sports DE, nuk ka të ardhme te Bayern dhe mund të largohet gjatë merkatos së janarit, madje edhe në huazim me detyrimin për blerjen.
Situata mbetet e pandryshuar edhe për verën: Bayern dëshiron të shesë Goretzka, por ai ka ende një kontratë të vlefshme për një vit e gjysmë.







