Bayern Munich ka fituar 4-3 ndaj Holstein Kiel, ndeshje e vlefshme për javën e 20-të të Bundesligës. Serinë e golave për bavarezët e hapi Musiala në minutën e 18′, pas një asisti të mrekullueshëm të Olise.
I zakonshmi Kane dyfushoi shifrat në fund të pjesës së parë, pas një krosimi të bukur brenda zonës nga Coman, anglezi nuk e pati të vështirë të dërgonte topin me kokë në rrjetë.
Pjesa e dytë nis direkt me gol për bavarezët, të cilët përfitojnë nga përgjumja e mbrojtjes së miqve. Raphael Guerreiro krosoi dhe Kane dërgoi sërish topin me kokë në rrjetë, goli i dytë personal për anglezin sot.
Gnabry shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 53-të duke i çuar shifrat në 4-0. Miqtë shënuan fillimisht golin e nderit me Portah 62′. Në fund të ndeshjes shënuan edhe dy gola me Skrzybski. SHIKO GOLAT E NDESHJES
Dortmund fiton në transfertë ndaj Heidenheim 1-2. Golat për verdhezinjtë u shënuan nga Guirassy 33′ dhe Beier 63′, për vendasit shënoi Honsak 64′. SHIKO GOLAT







