“PSG është një nga klubet më të mëdha në botë, kemi bërë shumë në 13 vitet e fundit”

29 Maj 2024
9:24
Telesport
back button

Nga skena e ndarjes së çmimeve “Globesoccer Awards”, presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, komentoi për sezonin që sapo është mbyllur: “Futbolli është një sport kolektiv, ky çmim i dedikohet të gjithë lojtarëve të PSG, stafit dhe trajnerit”.

Këtu është edhe një nga lojtarët tanë, Mbappè, të cilit ia dedikoj këtë trofe”, u shpreh më tej presidenti i ekipit parizien, që i thur kështu lavde sulmuesit francez, që do të lërë ekipin këtë verë.

Është një çmim që vlen shumë, përfaqëson atë që kemi bërë në 13 vitet e fundit me PSG-në që tani është një nga klubet më të mëdha në botë. Jam i lumtur që jam këtu për të përfaqësuar futbollin, ne jemi të emocionuar edhe për sezonin e ardhshëm”, tha Al Khelaifi.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit