“E dua te Bayern-i”, Matthaus: S’duhet të qëndrojë aty deri për Kupën e Botës

10 Shkurt 2025
15:58
Telesport
back button

Lothar Matthaus, ish-mesfushori i Interit, por mbi të gjitha i Bayern Munich, ka dhënë një intervistë në të cilën ka folur për disa talente të futbollit botëror, përfshirë Florian Wirtz:

“Nëse do të mund të shprehja një dëshirë, do të ishte që ai të vinte në Mynih. Kam një ndjenjë që ai do të qëndrojë në Leverkusen deri në Kupën e Botës 2026, por po të isha në vend të tij, nuk do ta bëja. Dhe nuk do të shkoja as te Real Madrid”.

Matthaus më pas shtoi: “Ai është një lojtar i ri dhe ende mund të mësojë shumë, veçanërisht nëse Xabi Alonso qëndron në Leverkusen.

“Kjo është arsyeja pse unë nuk mendoj se Wirtz do të largohet nga Bayer Leverkusen pas këtij sezoni”.

Vlera e 21-vjeçarit Wirtz në merkato është 140 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit