Luis Enrique: Fitore e rëndësishme por nuk e ulim vigjilencën, ekip i ndërtuar për të sulmuar

12 Shkurt 2025
8:25
Telesport
back button

PSG thuajse ka hipotekuar kualifikimin në turin tjetër të Champions League pas fitores 3-0 ndaj Brest në ndeshjen e parë play off, luajtur në fushën e këtij të fundit. i kënaqur me këtë rezultat është Luis Enrique, trajneri i PSG.

Më pëlqeu rezultati. Brest është një ekip që ka shënuar tetë gola kundër nesh në pesë ndeshjet e fundit, ndaj soliditeti ynë më kënaqi”, u shpreh trajneri spanjoll i parizienëve, që ndeshjen e kthimit do ta luajnë në fushën e tyre.

Ka një rregullsi që e bën skuadrën të përmirësohet. Bresti na bëri të vuajmë, por ne u mbrojtëm mirë. Skuadra jonë është e ndërtuar për të sulmuar. Megjithatë, ne jemi në një seri shumë pozitive”, tha Luis Enrique.

Ndeshja kundër Manchester City i liroi të gjithë. Niveli i besimit është shumë i lartë, por nuk bëhet fjalë që ndeshjes së kthimit kundër Brest t’i qasemi sikur të ishte një stërvitje”, shtoi Enrique.

Në pesë ndeshjet e fundit kundër tyre, dy herë që ishim në avantazh me dy gola barazuam. Qëllimi është të kalojmë në fazën tjetër duke e fituar ndeshjen. Kjo është ajo që ne duam të bëjmë”, tha Enrique.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit