Rrëfehet Harry Kane: Punoj për të qenë një sulmues i kompletuar, të gjuash një penallti është stresuese

12 Shkurt 2025
8:37
Telesport
back button

Në moshën 31-vjeçare, Harry Kane ka shënuar mbi 400 gola për klubin dhe kombëtaren dhe tani po shijon një jetë të re, që kur iu bashkua Bayern Munich nga Tottenham në verën e vitit 2023. Para ndeshjes së sotme ndaj Celtic në Champions League, sulmuesi anglez foli për stilin e tij të lojës.

Unë e shoh veten si një numër 9, duke qenë një lojtar që finalizon aksionet. Por më pëlqen të jem i përfshirë në lojë shumë më tepër se ndoshta njerëzit e tjerë. Më pëlqen të kthehem dhe të jem i përfshirë në formimin e aksionit, më pëlqen të jem në gjendje të mbaj topin kur skuadra është nën presion”, tha Kane.

Një sulmues gjykohet nga golat, por mendoj se ai ka rëndësi edhe kur shënon, pasi duhet parë impakti që ai ka në ekip. Përpiqem të bëj mirë sin ë lojën me top ashtu edhe pa top. Presingu i një skuadre fillon pikërisht nga qendërsulmuesi dhe kjo më pëlqen”, shtoi anglezi.

Duke folur për instinktin e golashënuesit, ai shtoi: “Të futja topin në rrjetë ishte gjithmonë diçka që mund ta bëja. Por, më pas, kur hyra në adoleshencë, punova shumë për të gjitha llojet e goditjeve, sepse e kuptova që në një lojë nuk ke gjithmonë mundësi të shënosh golin e përsosur”.

Nëse keni sa më shumë diversitet që të jetë e mundur, duke qenë në gjendje të shkoni majtas ose djathtas kur jeni një me një në kuadrat, duke qenë një kërcënim në goditjet me kokë etj. Unë mendoj se kjo e përmirëson lojën e sulmuesi dhe e bën edhe më të vështirë të ndalosh”, tha Kane.

Marrja e një penalltie është stresuese dhe mund t’i ndjesh nervat, por unë përpiqem të heq presionin duke u përgatitur mirë. Pasi të kem topin në vend, nuk mendoj për asgjë tjetër përveç përgatitjes sime. Përqendrohem vetëm në uljen e topit, në hapat e mi, në rutinën time dhe më pas ka të bëjë me ekzekutimin”, shtoi Harry Kane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit