Bayern Munich fitoi 2-1 ndaj Celtic në ndeshjen e parë play off në Champions League dje jashtë fushe. Një ndeshje e ontrolluar nga bavarezët, që vuajtën disi në 10 minutat e fundit, kur dhë pësuan një gol.
Gjithsesi, javën e ardhshme Bayern do të luajë në shtëpinë e tij. “Është një klishe për ta thënë, por kjo ndeshje ishte vetëm akti i parë. Në përgjithësi, është një rezultat vërtet pozitiv”, tha Vincent Kompany, trajneri i Bayern.
“Tifozët vendas nuk kanë parë shumë humbje këtu, veçanërisht në Europë, kështu që ne e vlerësojmë rëndësinë e lojës dhe fitoren. Por edhe ne jemi gjithashtu mjaft të fortë në shtëpi, kështu që do të përpiqemi ta shfrytëzojmë atë”, shtoi trajneri i bavarezëve.
“Ne e menaxhuam lojën shumë mirë për periudha të gjata, pa bërë ndonjë gabim. Në 10 minutat e fundit na u desh të mbroheshim dhe ia dolëm mirë. Sigurisht, në ato momente, nëse loja nxehet edhe atmosfera bëhet e tillë. Jemi në Skoci”, tha Kompany.
Më tej, Kompany shtoi: “Ne kemi një ndeshje të rëndësishme të shtunën, kështu që do ta zhvendosim fokusin tonë tek ajo. E njoh këtë vend, e di që ndonjëherë shkon përtej performancës”.






