Daku tremb trajnerin Sylvinho, por në fund i buzëqesh fati! Flet trajneri i tij: “Nuk e mbajmë dot gjatë, se është i mirë”

16 Shkurt 2025
9:16
Telesport
back button

Trajneri Sylvinho mund të qëndrojë i qetë për Mirlind Dakun. Sulmuesi kuqezi ka kaluar dëmtimin e tij të fundit, testet kanë dhënë dritën jeshile dhe do të jetë gati për ndeshjet e marsit.

Daku u aktivizua në miqësoren e skuadrës së tij Rubin (në Turqi) kundër Koresë së Veriut. 26-vjeçari u largua para kohe nga loja me një përndrydhje kaviljeje, por nuk ishte problem serioz.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i tij pas ndeshjes. Rubini do të luajë edhe dy miqësore në Antalia, në të cilat Daku mund të kursehet.

Trajneri i tij është shprehur se sulmuesi ynë kuqezi ka shumë tipare të mira dhe ka kërkesa nga disa klube. Ai nuk mund të mbahet shumë gjatë te Rubini prej këtyre arsyeve. Aktualisht ka 9 gola dhe 5 asiste në kampionatin rus.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit