“Na mungoi vetëm goli, nuk kam asgjë për t’i qortuar djemtë”. Simone Inzaghi, në një intervistë për “Inter TV”, e komentoi kështu humbjen 1-0 kundër Juventusit në Torino: “Bëmë një ndeshje të shkëlqyer, por në pjesën e parë duhet të kishim qenë në avantazh.
Kur nuk shënon, ndeshjet bëhen të vështira. Në pjesën e dytë nuk hymë mirë dhe pësuam golin që na ndëshkoi. Duhet të punojmë më shumë, por nuk duam të bëjmë deklarata të mëdha, edhe pse e kemi ngadalësuar hapin”.
Napoli mbetet +2 pikë në krye të Serie A: “Unë nuk shikoj se çfarë ndodh me skuadrat e tjera, por fokusohem tek Interi im. Me një paraqitje të tillë në Torino meritonim rezultat tjetër. Duhej të ishim më precizë me ato raste, pjesa e parë nuk mund të përfundonte 0-0”.
Trajneri zikaltër tregon çfarë iu tha lojtarëve: “Kjo është një humbje ndryshe nga ajo në Firence. Donim rezultat tjetër dhe jemi të zhgënjyer. Ky është futbolli, duhet ta pranojmë dhe të ndryshojmë ecurinë në ndeshjet direkte”.
A do ta shohim sërish tridentin sulmues në të ardhmen? Ja si përgjigjet Inzaghi: “Ishte një ndryshim në lojë. Nuk kam asgjë për t’i qortuar djemtë, paraqitja ishte aty, por fatkeqësisht na mungoi saktësia në momentet kyçe, që janë golat”.
Një mendim edhe për Zalewski: “Nuk më pëlqen të flas për lojtarët individualisht. Zëvendësimet na ndihmuan, por kemi shumë keqardhje për rezultatin. Tani duhet të punojmë dhe të përmirësohemi”.







