Zanetti: Jeta ime e mrekullueshme, falë Morattit. Kur mbërrita tek Interi, askush nuk më njihte

19 Shkurt 2025
9:55
Alfred Lleshi
back button

30 vite më parë, Interi kalonte në duart e Massimo Morattit, i cili si blerjen e tij të parë në krye të klubit zikaltër solli Javier Zanettin. Ish-kapiteni dhe zv.presidenti aktual i Interit foli për “Corriere della Sera” me rastin e këtij përvjetori:

“Ishte magji për të gjithë, edhe për mua. Isha i panjohur, luaja në Argjentinë prej tri vitesh. As gazetarët nuk më njihnin, menduan se isha një koleg i tyre nga Amerika e Jugut. Me Morattin ishte dashuri me shikim të parë, ishte vendimtare për një djalosh si unë atëherë të ndjente atë atmosferë familjare”.

Çfarë përfaqëson Moratti për Zanettin pas gjithë këtyre viteve?
Shumë, pothuajse gjithçka. Ai besoi te një djalë që nuk kishte bërë asgjë dhe më dhuroi një jetë të mrekullueshme. Jo vetëm profesionalisht, por edhe duke më qëndruar pranë mua dhe familjes sime. Mbrëmjen e ‘tripletës’ u përqafuam fort pa thënë asnjë fjalë. E dija që po mendonte për babanë e tij të madh dhe sa krenar do të ishte ai. Jam krenar që arrita t’i ktheja sadopak një njeriu që na dha gjithçka.

A mban mend momente zemërimi nga Moratti?
Po, pas eliminimeve në Champions ndaj Liverpool-it dhe Manchester-it. Duhej të ishe i kujdesshëm edhe gjatë derbeve… Disa ndeshje nuk mund të humbeshin ose të luheshin keq, presidenti nuk i duronte.

Kush të mungon më shumë?
Giacinto Facchetti, më merr malli për tregimet e tij mbi ‘Grande Inter’.

Shoku më i fortë i skuadrës?
Ronaldo Fenomeni, ishte jashtë kësaj bote.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit