“Kjo është një ndeshje me kurthe, duhet të mendojmë vetëm për fitoren”

19 Shkurt 2025
8:57
Telesport
back button

Edhe pse PSG fitoi 3-0 ndeshjen e parë play off të Champions League ndaj Brest, trajneri Luis Enrique nuk i beson rivalëve. “Unë nuk shkoj në asnjë ndeshje futbolli i qetë. Nuk është në ADN-në time. Në fund, dikush do të eliminohet, kështu që është e pamundur të jesh i qetë”, tha trajneri spanjoll.

Pa dyshim, është një ndeshje me kurthe. Detyra jonë do të jetë të mendojmë se e kemi detyrimin të fitojmë që në fillim. Atmosfera do të jetë absolutisht mbështetëse, vetëm duhet të mendojmë për të sulmuar dhe mbrojtur plotësisht”, tha Luis Enrique para ndeshjes së sotme në Paris.

Ne nuk e imagjinonim atë fitore në ndeshjen e parë. Brest ka arritur të rikuperojë nga dy gola disa herë në vitet e fundit. Ata janë një ekip i ndërtuar mirë, mund të na shkaktojnë vështirësi. Le të harrojmë rezultatin e ndeshjes së parë edhe nëse është pozitiv. Objektivi i vetëm është të fitojmë ndeshjen”, tha Enrique.

Duke folur për skuadrën e tij, ai komentoi: “Mënyra se si ne luajmë nuk ka të bëjë vetëm me lëvizshmërinë, por edhe me të luajtur sipas karakteristikave të lojtarëve. Ne kurrë nuk luajmë në mënyrë të përsëritur. Ne kemi nevojë për lojtarë të aftë për të luajtur në pozicione të ndryshme. Jam shumë i kënaqur me ekipin tim dhe veçanërisht me mesfushën time. Ata ende mund të përmirësohen”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit