Kompany: Fitore të tilla janë argëtuese, e rëndësishme të ruajmë distancën me rivalët

24 Shkurt 2025
10:23
Telesport
back button

Fitorja 4-0 ndaj Eintracht Frankfurt e ka mbajtur në 8 pikë avantazhin mes Bayern Munich dhe rivalëve të tjerë. Një ndeshje perfekte e bavarezëve, që edhe pse me disa mungesa arritën të triumfojnë ndaj vendit të tretë në Bundesliga.

Ne luajtëm shumë mirë, patëm shanset tona dhe i shfrytëzuam ato. Kemi qëndruar gjithmonë të qetë dhe të tillë jemi edhe tani. Dita shtesë na ndihmoi për t’u stërvitur dhe kjo u pa në fushë, tek ky rezultat”, tha Vincent Kompany.

Më tej, trajneri i bavarezëve shtoi: “Është jetike për ne që të marrim sa më shumë rezultate pozitive, për të ruajtur diferencën ndaj rivalëve. Përpjekja, entuziazmi, dëshira për fitore ishin të gjitha aty në këtë ndeshje”.

Është e qartë se një fitore në këtë mënyrë është shumë më argëtuese. Qëllimi ynë është gjithmonë të luajmë për fitore. Ky sukses na jep mundësi që ta kalojmë me qetësi këtë periudhë deri në ndeshjen e radhës”, tha Kompany.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit