GRUMBULLIMET | Gjimshiti “ok”, Hysaj nuk ia del. Sylvinho po analizon listën dhe ftesat

24 Shkurt 2025
20:18
Telesport
back button

Shqipëria po përgatitet për dy sfidat e marsit që do të ngrenë siparin e kualifikueseve të Botërorit 2026 dhe sigurisht që vëmendja është te kontigjenti kuqezi i futbollistëve nëpër botë, ku nga Italia fqinje vijnë dy lajme: pozitive dhe negative.

Berat Gjimshiti, mbrojtësi i Atalanta-s, që doli i dëmtuar në sfidën ndaj Empolit në kampionat, ka një problem të vogël në kavilje, por asgjë serioze dhe do të kthehet shpejt dhe do të jetë gati për ndeshjet e kuqezinjve ndaj Anglisë dhe Androrrës.

Në anën tjetër, një lajm negativ vjen për kapitenin Elseid Hysaj, pasi mbrojtësi i Lazios, pas ndeshjes së fundit ndaj Venezias, do të duhet të qëndrojë jashtë të paktën 3 javë dhe nuk do të mund të rikuperojë në kohë për ndeshjet e kombëtares. Lazio ka njoftuar se ai mund të kthehet në kampionat pas pushimit ndërkombëtar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit