Djali i Buffon zgjedh Çekinë para Italisë, ish-portieri: “Ja pse e bëri”

25 Shkurt 2025
15:57
Telesport
back button

“Thomas bëri një zgjedhje të lirë, siç ishte kalimi te Pisa. Ai duhet të ndërtojë të ardhmen e tij pa kushte dhe pa presion”. Fjalë të Gigi Buffon.

Ish-portieri dhe kreu i delegacionit të Italisë foli kështu për djalin e tij Louis Thomas, i cili zgjodhi kombësinë çeke (të nënës së tij, Alena Seredova) në vend të asaj italiane.

“Folëm familjarisht dhe jemi të lumtur. Ai do të bëjë rrugën e tij, pa dyshimin se ka marrë rrugë të shkurtra. Do të shohim më vonë”, komenton Buffon.

Ish-portieri nuk ka përjashtuar një të ardhme tek Italia, derisa djalit i tij, i cili luan për ekipin e moshave të Pisa-s, nuk debuton me kombëtaren e parë të Republikës Çeke.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit