Aventura e Darwin Nunez te Liverpool me shumë gjasa do të përfundojë në fund të këtij sezoni, madje të kuqtë kanë gjetur që tani zëvendësuesin e uruguaianit.
Teamtalk raporton se Liverpool ka piketuar sulmuesin e Brighton, Joao Pedro, si zëvendësuesin ideal të Nunez. Braziliani pëlqehet shumë nga trajneri Arne Slot, pavarësisht moshës së tij të re, ai e ka treguar veten dhe aftësitë e tij me paraqitjet që ka bërë për Brighton.
Liverpool nuk do ta ketë të lehtë të bindë Brighton për të lënë të lirë yllin e tyre, por një ofertë bindëse mund të ndryshojë situatën, aq më tepër që edhe vetë lojtari nuk mund t’i thotë dot “jo” interesimit të klubit të kuq.
Përsa i përket Nunez, për uruguaianin përfliten shumë pista, së fundmi është përmendur edhe emri i Barcelonës. Pavarësisht shumës 85 milionë euro që pagoi te Benfica për kartonin e tij, Liverpool e vlerëson Nunez me një shifër rreth 50-60 milionë euro.







