Arteta me sytë nga infermieria, pret rikthimin e yjeve për të dalë nga kriza, ja gjendja e të dëmtuarve

3 Mars 2025
12:40
Telesport
back button

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, shpreson të marrë së shpejti disa lajme të mira nga departamenti i tij mjekësor mbi gjendjen fizike të Bukayo Saka dhe Gabriel Martinelli.

Të dy futbollistët kanë munguar për shkak të lëndimeve. Madje Saka mungon që prej Krishtlindjeve, mungesë e cila është ndier shumë te “topçinjtë”.

Sipas trajneri spanjoll, ata janë në rrugën e rikthimit dhe mund të jenë në gjendje të kthehen pas pushimit ndërkombëtar të muajit të ardhshëm.

Arteta do të takohet me stafin mjekësor për të përcaktuar gjendjen e tyre të saktë. I pyetur nëse ata mund të kthehen në fillim të prillit, spanjolli tha: “Unë mendoj se po”.

Gjithsesi, le të shohim se si do të evoluojnë javët e ardhshme për të bërë hapat e duhur. Ata kanë qenë jashtë për një kohë të gjatë, kështu që ne do të duhet t’i integrojmë ato gjithashtu gradualisht”, shtoi Arteta.

Ata po evoluojnë mirë, por janë ende pak larg rikthimit. Ndoshta Martinelli mund të rikthehet më shpejt se Saka, por sa shpejt do të jetë kjo do të duhet të shohim se si do të evoluojë në javën ose 10 ditët e ardhshme”, tha Mikel Arteta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit