Wirtz-Bayern, më në fund skenari është i zbardhur! Ylli gjerman do Mynihun për t’u shitur te skuadra e ëndrrave

3 Mars 2025
16:35
Telesport
back button

Florian Wirtz dëshiron të transferohet te Bayern. Mediat gjermane raportojnë me siguri të plotë se ylli i kombëtares gjermane e sheh veten në Mynih.

Ekspertët e Bundesligës thuajse unanimisht shkruajnë të njëjtin skenar. Wirtz do të veshë fanellën e rekordmenëve të kampionatit gjerman dhe pas disa vitesh të transferohet në një klub të madh jashtë Gjermanisë.

Bayern nuk do të jetë destinacioni i tij përfundimtar, por trampolina e realizimit të një ëndrre: të luajë për klube si Real Madrid ose Barcelona.

TZ raporton se Uli Hoeness është i vendosur ta realizojë këtë operacion në merkato, edhe pse ai tashmë nuk është ‘de jure’ një drejtues i klubit bavarez.

Ai është takuar disa herë me familjen e lojtarit dhe e ka bindur se Bayern është vendimi i duhur. Ai mban kontakte direkte me prindërit e tij.

Bayern, ndërkohë, ka një plan konkret. Klubi nuk do ta transferojë Wirtz në verë, por po pret Kampionatin Botëror. Pas turneut në Amerikë, Bayern do të hidhet në sulm, kur edhe vlera e lojtarit do të jetë më e ulët, 100 deri në 110 mln euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit