Pep Guardiola e “tepron”, kërkon yllin e “pashitshëm” të Bayern Munich

3 Mars 2025
20:11
Telesport
back button

Michael Olise po shkëlqen te Bayern Munich dhe mund të thuhet pa frikë që është një nga top futbollistët më të mirë që kanë aktualisht bavarezët. Forma e tij e mirë dhe mbi të gjitha pritshmëritë e mëdha ndaj tij për të ardhmen, kanë ngjallur interesin e Pep Guardiolës.

Trajneri spanjoll beson se francezi do të përshtatej në mënyrë të përkryer në sistemin e tij dhe mendon se, nën drejtimin e tij, ai mund të arrijë më shpejt majat në karrierën e tij. Shkathtësia e 23-vjeçarit, aftësia për të luajtur në pozicione të ndryshme në vijën e sulmit, e bën atë një nënshkrim ideal për City-n, “Qytetarët” vazhdimisht kërkojnë profile teknike dhe dinamike që përshtaten me stilin e tyre të lojës.

Edhe pse ende nuk flitet për shifra ekonomike, e vështirë se Bayern Munich mund të heqë dorë nga ylli francez, edhe pse oferta e Manchester City-t mund të jetë tunduese. Bavarezët e shohin francezin si pikë kyçe e projektit të tyre për sezonet në vijim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit