Luis Enrique sfidon Liverpool: Ja si mund t’i mposhtin edhe pse kanë një sulm të frikshëm

5 Mars 2025
8:34
Telesport
back button

Një nga përballje më të bukura sot në Champions League është ajo mes PSG dhe Liverpool, që luhet në Paris. Trajneri i kampionëve të Francës, Luis Enrique i trembet shumë sulmit të skuadrës angleze, ku luajnë Mohamed Salah, Luis Diaz e Darwin Núñez.

Janë një nga skuadrat më të mira në Evropë në kundërsulm. Ne do të përpiqemi të mbajmë sa më shumë topin dhe të bëjmë kujdes që të mos vuaj shumë në tranzicionet e kundërshtarit”, tha trajneri spanjoll.

Më duhet të pranoj se ata kanë tre “avionë luftarakë” që fluturojnë në sulm. Ndalimi i tyre nuk është i lehtë. Nëse mund të imponojmë stilin tonë të lojës, nuk do të vuajmë shumë. Ne do të duhet të përmbushim pritshmërtinë, kjo na motivon”, tha Luis Enrique.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit