“Fonseca-Milan? Nuk është një emër që e prisja”, Sacchi: Ja kush do të ishte ideal për kuqezinjtë

31 Maj 2024
17:30
Denis Hakanaj
back button

Arrigo Sacchi është kthyer të komentojë zgjedhjen e Milan-it për t’ia besuar skuadrën Paulo Fonseca-s në një intervistë të dhënë për të përditshmen italiane Libero.

– Tifozët e Milanit janë të pakënaqur me ardhjen e Fonseca. Zgjedhja e portugezit duket pak si një hap në errësirë…

“Unë e kam humbur pak nga sytë Fonseca-n vitet e fundit, kështu që preferoj të mos hyj në specifika sepse nuk e njoh aq mirë. Le të shpresojmë që te Milani të kthehet të jetë një strateg, edhe nëse duket më shumë si një taktik, ai sigurisht nuk është një emër që do ta kisha menduar”.

– Kush do të dukej mirë në stolin e kuqezinjve?

“De Zerbi. Një djalë që ka bërë gjithmonë mirë kudo që ka qenë. Ai do të kishte qenë trajneri ideal për Milanin. Roberto është një nga trajnerët më të mirë përreth, e njoh prej shumë vitesh. Do t’ju them një gjë: E respektova aq shumë sa 5 vjet më parë e ndihmova të shkonte në Sassuolo, duke ia sinjalizuar Carnevali-t”.

– Së fundi, një kuriozitet: a ka ndonjë lojtar në Serinë A aktuale që do të doje ta stërvitje?

“Të gjithë ata që janë të besueshëm. Një emër? Marcus Thuram. Francezi më bëri shumë përshtypje këtë vit me bujarinë, forcën dhe dëshirën për t’u përmirësuar. Unë stërvita babanë e tij Lillian te Parma: një fenomen si lojtar dhe një person shumë inteligjent”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit