Bayern Munich mbetet pa Neuer, këputje muskulore në pulpë. Ja koha e rikuperimit

6 Mars 2025
13:20
Alfred Lleshi
back button

Pas triumfit të shkëlqyer të arritur kundër rivalëve të Bayer Leverkusen, në ndeshjen e parë të 1/8-ve të Ligës së Kampionëve, Bayern Munich mori një lajm të keq që lidhet me Manuel Neuer.

Kapiteni i skuadrës së Vincent Kompany doli nga fusha në minutën e 59-të për shkak të një dëmtimi, duke u zëvendësuar nga 21-vjeçari Jonas Urbig. Klubi lëshoi sot një komunikatë në lidhje me gjendjen e tij:
“Manuel Neuer pësoi një këputje muskulore në pulpën e djathtë gjatë fitores 3-0 ndaj Bayer Leverkusen në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, të mërkurën në mbrëmje. Diagnoza është konfirmuar nga ekipi mjekësor i FC Bayern. Portieri do të jetë jashtë fushave për një periudhë të pacaktuar”.

Sipas asaj që raporton “Sky Sport DE”, rikthim i 38-vjeçarit para pushimit (për kualifikueset e kombëtareve, 18-26 mars) është momentalisht i pamundur. Kështu, ai pritet të humbasë jo vetëm ndeshjen e kthimit kundër Leverkusenit, por edhe sfidat e Bundesligës kundër Bochum, Union Berlin dhe St.Pauli.

Megjithatë, sipas vlerësimeve, ai duhet të jetë i gatshëm për rikthim të mundshëm në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Një lajm që mund të jetë i rëndësishëm edhe për Interin, në rast se skuadra e Simone Inzaghit kualifikohet.

Pikërisht mbrëmjen e djeshme, portieri gjerman luajti ndeshjen e tij të 150-të në këtë kompeticion, duke u bërë lojtari i katërt në histori që e arrin këtë shifër. Ai tashmë është në ndjekje të emrave të mëdhenj të historisë moderne si Cristiano Ronaldo (178 ndeshje), Iker Casillas (176) dhe Lionel Messi (150). Për më tepër, Neuer u bë i pari lojtar në histori që arrin 150 paraqitje në Champions League, të gjitha duke startuar si titullar.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit