Napoli fiton ndaj Fiorentinës dhe nuk i ndahet Inter-it! Shkëlqen Lukaku (video)

9 Mars 2025
16:56
Telesport
back button

Napoli ka fituar 2-1 ndaj Fiorentinës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të e luajtur në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 25-të nga Romelu Lukaku.

McTominay godet bukur dhe topi i kthyer mbrapsht nga pritja e De Gea-s, shkon në këmbët e sulmuesit belg, i cili e kishte mjaft të lehtë për ta futur në rrjetë.

Në minutën e 60-të, Raspadori dyfishon shifrat pas asistit të bukur të Lukaku-t, ndeshje shumë e mirë për belgun sot. Në minutën e 65-të, miqtë ngushtojnë shifrat me golin e bukur të Gudmundsson nga distanca.

Shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Napoli nuk i ndahet Inter-it, duke u renditur në vend të dytë me 60 pikë, një më pak se zikaltrit e vendit të parë. Fiorentina mbetet në vend të shtatë me 45 pikë.

SHIKO GOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit