Chelsea dhe Paris Saint-Germain kanë bërë oferta për të nënshkruar me mesfushorin 21-vjeçar të Barcelonës, Fermin Lopez.
Një raport në El Nacional pretendon se të dy klubet i kanë ofruar atij një rritje të madhe nga ajo që merr aktualisht te Barcelona.
Lopez-it, i cili gjithmonë ka dashur të ketë sukses me gjigantët katalanas, i janë ofruar kontrata, të cilat janë dyfishi i pagës së tij aktuale.
Për më tepër, projektet si te Chelsea ashtu edhe te PSG i ofrojnë atij më shumë minuta dhe një rol më të rëndësishëm.
Mesfushori së fundmi ka rinovuar kontratën me Barcelona-n, që e lidh me klubin deri në vitin 2029. Edhe klubi i tij aktual nuk dëshiron ta shesë.
Sidoqoftë, ofertat janë aq të rëndësishme sa Fermin Lopez dhe Barcelona mund të tundohen.







