Dembele merr ofertën që është e vështirë të refuzohet, francezi mendon largimin nga PSG

10 Mars 2025
20:24
Telesport
back button

Sezoni aktual është më i miri në karrierë për Ousmane Dembele, i cili deri tani ka shënuar 26 gola në të gjitha kompeticionet. Edhe pse është një nga yjet kryesor te PSG, e ardhmja e francezit te klubi parizien është në pikëpyetje.

“El Nacional” raporton se për sulmuesin francez ka një ofertë shumë fitimprurëse nga Arabia Saudite, ende nuk zbulohet emri i klubit, por dihet vetëm që është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për kartonin e Dembele.

Në fund të këtij sezoni, francezi duhet të marrë një vendim të vështirë, të vazhdojë të qëndrojë te PSG ku mund të bëjë realitet ëndrrën e madhe për të fituar Champions League, ose të pranojë kontratën e majme që vjen nga liga arabe.

Largimi i mundshëm i Dembele do të ishte një “dhimbje koke” për Luis Enrique, pasi francezi është një pikë kyçe në sistemin e trajnerit spanjoll dhe do e ketë të vështirë të gjejë një zëvendësues perfekt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit