Mbyllen 45 minutat e para! PSG “hakmerret” ndaj Liverpool… deri tani! Bayern dhe Inter me mendjen në çerekfinale

11 Mars 2025
21:48
Telesport
back button

Janë mbyllur pjesët e para të tre sfidave të kthimit në Champions League. Në “San Siro”, Inter dhe Feyenoord janë në barazim 1-1. Zikaltrit kanë kaluar në avantazh pas 7 minutash lojë. Ishte Marcus Thuram që bëri vetë gjithçka bukur dhe shënoi një gol vërtet fantastik. Holandezët barazuan shifrat në minutën e 42-të me Moder nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga vetë ai, pasi u desh edhe ndërhyrja e VAR. Inter vjen në këtë takim pas fitores 0-2 në Rotterdam javën e kaluar.

Në “BayArena”, pjesa e parë mes Leverkusen dhe Bayern Munich është mbyllur me porta të paprekura. Bavarezët vijnë në këtë takim me fitoren 3-0 nga ndeshja e parë.

Në “Anfield”, PSG e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 0-1 ndaj vendasve të Liverpool. Një kundërsulm i shpejtë i francezëve, me një kombinim të bukur Barcola-Dembele dhe një moskuptim mes portierit Alisson dhe mbrojtësve të tij, shfrytëzohen në mënyrën e duhur nga Dembele.

Francezi dërgon topin në rrjetë, duke kaluar në avantazh PSG në minutën e 12-të. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për francezët. I njëjti rezultat me të cilin Liverpool ka fituar në Paris një javë më parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit