Sapo është mbyllur pjesa e parë në “Stade Pierre-Mauroyn” për ndeshjen e kthimit në Champions League mes Lille dhe Dortmund, me rezultatin 1-0 për francezët.
Vendasit gjetën golin që në minutën e pestë, pas një kundërsulmi të shpejtë Ismaily asiston për Jonathan David, topi i goditur nga sulmuesi i Lille përfundon mes këmbëve të portierit të Dortmund, i cili mund të bënte shumë herë më mirë në atë rast.
Ndeshja e parë e luajtur në “Signal Iduna Park” ka përfunduar në barazim 1-1. Me rezultatin actual, Lille kalon në çerekfinale aty ku i pret Barcelona.







