Donnarumma zbulon sekretin e Italisë dhe paralajmëron Shqipërinë: “Do të bëjmë një Europian të madh”

1 Qershor 2024
15:44
Denis Hakanaj
back button

Euro 2024 do të nisë më 14 qershor dhe Italia e Luciano Spallettit është duke punuar shumë në Coverciano për t’u përgatitur më së miri për një kompeticion të shumëpritur, i cili gjithashtu i sheh “Axurrët” si kampionët në fuqi.

Nuk mungon konkurrenca dhe përgjegjësitë janë të larta për grupin italian që do të drejtohet nga Gigio Donnarumma, i cili foli në mikrofonat e ‘Sky Sport’ dhe bëri një bilanc të situatës:

“Jam krenar që mbaj shiritin e kapitenit. Gjëja kryesore është të krijojmë grupin: kemi cilësi, kemi një trajner të madh që sigurisht do të na vendosë në vendet e duhura dhe do të na bëjë të ndihemi të rëndësishëm.

“Ne i përgatisim ndeshjet shkëlqyeshëm, kështu që me siguri do të kemi gjithçka për të pasur një kampionat të madh europian”.

Nuk kanë munguar as lavdërimet për Spallettin që e ka mbrojtur gjithmonë: “E falënderoj për besimin që më jep çdo herë. Më jep shumë këshilla, flasim shpesh dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua”.

Në çdo rast, grupi që përfshin Shqipërinë, Kroacinë dhe Spanjën, pritet të jetë shumë i vështirë si për Italinë ashtu edhe për rivalët e saj, ndërsa Donnarumma nënvizon se sa e rëndësishme është të mendosh hap pas hapi:

“Ne duhet ta përballojmë çdo ndeshje sikur të ishte e fundit dhe sikur të ishte një finale. Pra, duhet të përgatitemi mirë, duhet të përveshim mëngët sepse të gjitha do të jenë ndeshje të komplikuara”.

Donnarumma më pas lartësoi forcën e grupit dhe vlerën e çdo individi që për të duhet të ndihet si një “lider” po aq sa kapiteni. Një motivim i madhe para Kampionatit Europian, të cilin tifozët po e presin me padurim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit