Paolo Scaroni, presidenti i Milan-it, wshtw kapur nga “Agenzia Dire” teksa i pwrgjigjej njw tifozi gjatë ceremonisë tradicionale me Presidentin e Republikës së Italisë Sergio Mattarella për festën e 2 qershorit:
“Leao? Nëse na japin 150 milionë, unë do ta paketoj. Tani prioriteti është qendërsulmuesi”.
Ditët e fundit presidenti kuqezi ka përshëndetur trajnerin Stefano Pioli-n:
“Gjatë sezonit kam thënë gjithmonë se Pioli po bënte mirë dhe e them edhe tani.
“Ne duhet të kujtojmë atë që Stefano bëri për ne, ai na riktheu gëzimin e fitimit të një kampionati dhe të luajmë në një gjysmëfinale të Champions League.
“Ne i jemi shumë mirënjohës trajnerit, por mbi të gjitha personit që është Stefano Pioli”.