Bologna fiton me “manita” ndaj Lazio-s dhe merr vendin e katërt, Napoli i bën “gropën” vetes ndaj Venezia-s

16 Mars 2025
17:06
Telesport
back button

Kanë përfunduar dy nga sfidat e sotme për javën e 29-të të Serisë A. Në mesditë, në mënyrë të habitshme, Napoli barazon pa gola në transfertë ndaj Venezia-s, në sfidën e luajtur në stadiumin “Pierluigi Penzo”.

Edhe pse ekipi i drejtuar nga Antonio Conte tentoi pa pushim nga fillimi në fund për të fituar ndeshjen, rezultati fillestar 0-0 mbeti i pandryshuar. Një hap i madh fals për Napolin, që gabon ndaj një ekipi që renditet në vend të 19-të dhe është me një këmbë drejt Serie B.

Në sfidën tjetër të mbyllur pak më parë, Bologna fitoi 5-0 ndaj Lazio-s, në sfidën e luajtur në “Renato Dall’Ara”. Vendasit e drejtuar nga Vincenzo Italiano morën fitoren e katërt rresht në Serie A dhe tani ngjiten në vendin e katërt, duke lënë pas Juventus-in dhe Lazio-n.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Bolognën, falë golit të Odgaard në minutën e 16-të. Në pjesën e dytë, vendasit shënuan edhe 4 herë të tjera në portën e Provedel, me Orsolini 48-të, Ndoye, 49-të, Castro 74-të dhe Fabbian 84-të. Një ndeshje e shkëlqyer për Bologna-n, ndërsa për Lazio-n e drejtuar nga Baroni, kjo ishte ndeshja më e dobët e këtij sezoni në Serie A.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit