PSG nuk ka rivalë në Francë, fiton me shumë lehtësi klasiken! 5 pikë larg titullit… zyrtarisht

16 Mars 2025
22:39
Telesport
back button

PSG ka fituar 3-1 ndaj Marseille në “Parc des Princes”, në klasiken e futbollit francez, ndeshje e vlefshme për javën e 26-të në Ligue 1.

Parizienët zhbllokuan rezultatin në minutën e 17-të, ku Fabian Ruiz asiston bukur për Ousmane Dembele, sulmuesi francez kalon mbrojtësit dhe portierin kundërshtar dhe dërgon topin në rrjetë.

Në minutën e 42-të, Ruiz asiston sërish, këtë herë për Nuno Mendez, mbrojtëis portugez dërgon topin në rrjetë duke dyfishuar shifrat.

Marseille do të ngushtonte shifrat në minutën e 50-të. Miqtë përfituan nga një gabim i të zotëve të shtëpisë dhe shënuan me me golin e Gouiri, pas asistit të Rabiot. Në minutën e 77-të, Pol Lirola do të dërgonte topin në portën e tij pas krosimit ë znonë të Hakimi.

Pas kësaj fitoreje, PSG afrohet akoma dhe më shumë zyrtarisht me titullin. Ekipi i Luis Enrique kryeson me 68 pikë, 19 pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet pikërisht nga Marseille. PSG-së i duhen edhe 5 pikë për të fituar edhe zyrtarisht titullin.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit