Sergio Ramos s’e harron zakonin, godet rivalin e ndëshkohet: Nuk do ta lija këtë kampionat pa karton të kuq

18 Mars 2025
8:22
Telesport
back button

I transferuar vetëm pak kohë më parë në kampionatin meksikan, futbollisti spanjoll Sergio Ramos ka vendosur të lërë gjurmë edhe aty. Në fitoren 3-1 që skuadra e tij Rayados de Monterrey arriti ndaj U.N.A.M. Pumas jashtë fushe, ai u ndëshkua me karton të kuq.

Pikërisht në minutën e 91-të, Sergio Ramos, pas një ndeshjeje intensive dhe agresive, vendosi t’i qëndrojë besnik stilit të tij dhe e goditi Guillermo Martínez me topin larg. Arbitri Ismael Rosario López nuk kishte zgjidhje tjetër veçse t’i tregonte lojtarit direkt kartonin e kuq.

Ish-lojtari i Real Madrid, PSG dhe Sevilla luajti me zjarr gjatë gjithë ndeshje. Edhe në pjesën e parë ai kishte goditur me grusht Pablo Bennevendo, veprim që nuk e zbuluan as arbitri dhe as VAR. Ky është kartoni i parë i kuq i Sergio Ramos në futbollin meksikan, si dhe kartoni i parë që ka marrë në pesë ndeshje zyrtare me ekipin e tij të ri.

Një episod i komentuar me ironi nga mbrojtësi spanjoll në rrjetet sociale: “Një fitore shumë e rëndësishme kundër një kundërshtari të fortë dhe në një fushë të vështirë. Është koha për të pushuar dhe për të menduar për sfidat e radhës. Ishte e qartë që nuk do ta lija këtë kampionat pa karton të kuq”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit