Deschamps humbet sulmuesin pas problemeve fizike, tek Inter i gëzohen rikthimit të lojtarit

18 Mars 2025
10:18
Telesport
back button

Sulmuesi i Inter, Marcus Thuram, ka lënë sot grumbullimin me kombëtaren e Francës për t’u rikthyer në Milano. Ai nuk do të luajë në dy ndeshjet e radhës së kombëtares së “gjelave” për shkak të një problem me kyçin e këmbës.

Thuram, i cili prej disa javësh po përballet me këtë problem, është larguar nga kampi stërvitor pas konsultimit me stafin mjekësor. Federata Franceze e Futbollit komentoi kështu largimin e sulmuesit.

Për shkak të dhimbjeve të vazhdueshme në kyçin e këmbës së majtë, Marcus Thuram nuk do të mund të marrë pjesë në ndeshjet e planifikuara për të enjten më 20 mars në Split dhe të dielën 23 mars në Stade de France kundër Kroacisë”, thuhet në deklaratë.

Për Deschamps kjo është një mungesë e madhe, por trajneri i Inter, Simone Inzaghi, buzëqesh. Në një fazë kaq delikate të sezonit me kaq angazhime mund të kursejë një nga sulmuesit e tij nga një angazhim i dyfishtë me kombëtaren.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit