Sipas të gjitha gjasave, Virgil van Dijk do të largohet në fund të këtij sezoni nga Liverpool. Kontrata e tij me të kuqtë skadon pikërisht në qershor dhe deri tani nuk ka asnjë të re për një rinovim të mundshëm mes palëve.
Pavarësisht se është 33 vjeç, holandezi është ende një top lojtar dhe një nga më të mirët në botë në pozicionin e tij, gjë që ka ngjallur interesin e disa klubeve të mëdha që duan ta transferojnë atë falas në verë.
Dhe mesa duket e ardhmja e Van Dijk do të jetë në Francë, aty ku e kërkon PSG-ja, e cila i ofron një kontratë afatgjatë dhe sigurisht një super pagë. Holandezi pëlqehet shumë nga Luis Enrique, i cili e shikon si partner ideal në qendër të mbrojtjes bashkë me Marquinhos.
Tani për tani, holandezi është i foksuar të mbyllë me sukses sezonin me Liverpool dhe më pas do vendosë për propozimet e ardhura se ku do luajë sezonin e ri.







