Të gjithë të çmendur pas mesfushorit të Leverkusen, sfidë mes Real, Barça, City e Liverpool

19 Mars 2025
8:34
Telesport
back button

Sipas “Caught Offside”, një nga objektivat kryesore të Liverpool për merkaton e varës është Jeremie Frimpong, mesfushori i Bayer Leverkusen. Ai ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë eurosh.

Një shifër kjo e arritshme për klubet e Premier League, të cilët tashmë kanë shfaqur interes të madh për 23-vjeçarin holandez. Sipas mediave, Frimpong do të ishte zëvendësuesi ideal i Trent Alexander-Arnold

Frimpong vjen nga një sezon i jashtëzakonshëm, me 15 gola dhe asistime në Bundesliga, duke e dëshmuar veten si një lojtar modern, efektiv si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Liverpool vlerëson shkathtësinë e tij dhe e konsideron atë një profil ideal për projektin e tij.

Megjithatë, nuk janë vetëm “reds” ata që janë në gjurmët e Frimpong. Manchester City, ku u rrit lojtari, po vlerëson një rikthim të mundshëm, ndërsa në Spanjë, Real Madrid po e mban në sy si një alternativë ndaj Alexander-Arnold.

Barcelona gjithashtu ka hyrë në garë, me Hansi Flick që e sheh atë si një përforcim të përsosur për krahun e djathtë të “blaugrana”. Për momentin, Frimpong duket se preferon Anglinë, por interesimi i fortë nga klubet më të mira evropiane e bën të pasigurt zgjedhjen e tij përfundimtare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit