Inter-Tottenham, nis gara për sulmuesin gjerman që po shkëlqen në Bundesligë

23 Mars 2025
9:40
Telesport
back button

Jonathan Burkardt. Ky është një nga sulmuesit më të kërkuar të momentit në tregun europian. Gjermani luan te Mainz, ku këtë sezon ka shënuar 15 gola në 22 ndeshje.

24-vjecari së fundmi mori ftesë nga Julian Nagelsmann për të luajtur në Nations League me fanellën e kombëtares gjermane. Ai tashmë nuk ndalet më dhe po ndihmon skuadrën e tij të kualifikohet në Europë për sezonin e ardhshëm.

Burkardt ka edhe dy vite kontratë te Mainz. Ai nuk ka klauzolë largimi. Klubet e interesuara për të janë Tottenham, Aston Villa, Bayern, Leverkusen, Frankfurt dhe Inter.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit