Sonte sytë te Kosova! Në Murcia me mungesa, por “Dardanët” janë një hap larg triumfit

23 Mars 2025
13:01
Telesport
back button

Kosova sonte do të luajë me Islandën në Murcia të Spanjës. Sfida e vlefshme për play-off të Nations League nis në orën 18:00 dhe ne po presim me padurim për t’i ndjekur “Dardanët” në fushë.

Islandezëve u duhet një fitore me dy gola avantazh për të kaluar në Ligën B, kurse Kosovës do t’i mjaftonte thjesht një barazim.

Përveç Edon Zhegrovës, i cili nuk u grumbullua për shkak dëmtimi, mungesa për “Dardanët” janë Aro Muric e Donat Rrudhani (të dëmtuar), plus Valon Berisha (shkak kartonësh).

Shqiptarët, kudo që janë, sonte duhet të mbështesin përfaqësuesen e Kosovës. Nuk ka gëzim më të madh sesa të shohësh Kosovën tonë të dashur duke fituar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit