Në Murcia të Spanjës, Islanda po përballet me Kosovën në ndeshjen e kthimit për play-offin në Ligën e Kombeve. Dardanët duan të sigurojnë për herë të parë biletën për në Ligën B, ndërsa islandezët kërkojnë të qëndrojnë ende në këtë ligë.
Islandezët shënuan të parët që në minutën e dytë, Oskarsson shënoi për vendasit, pas topit të ardhur nga goditja e këndit. Dardanët pretenduan për një faull brenda zone dhe kërkuan anulimin e golit, por VAR e quajti të rregullt.
Dardanët barazuan shifrat në minutën e 35-të me Vedat Muriqin, sulmuesi dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni të gjatë dhe ai gjendej pikërisht në kohën dhe vendin e duhur. Me këtë rezultat, Kosova ngjitet në Ligën B, gjithsesi ka ende minuta deri në fund.







