Gjermania “kryen” punë ndaj Italisë brenda 5 minutave! Shënon kapiteni dhe Musiala (video)

23 Mars 2025
21:27
Telesport
back button

Gjermania po përballet me Italinë në “Signal Iduna Park” në Dortmund në ndeshjen e kthimit në çerekfinalet e Ligës së Kombeve. Gjermanët kanë fituar ndeshjen e parë 1-2 në transfertë.

Përsa i përket takimit të sotëm, Alessandro Buongiorno shkakton një ndërhyrje të gabuar brenda zonës ndaj Tim Kleindienst, arbitri akordon penallti.

Topin e merr kapiteni Joshua Kimmich, me një qetësi karaktersitike tregohet shumë i saktë përballë Donnarumma-s dhe dërgon topin në rrjetë në minutën e 30-të. 5 minuta më vonë, gjermanët dyfishojnë shifrat me Musiala.

Kimmich ekzekuton një goditje të shpejtë këndi, Musiala i lënë në vetëm në zonë dërgon topin në rrjetë, duke përfituar nga një mungesë vëmendje e Donnarumma-s dhe mbrojtësve italianë. Gjermani-Itali 2-0.  SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit