Autogol i rrallë, Bruno Fernandes “detyron” kundërshtarin të shënojë në portën e tij (video)

23 Mars 2025
21:39
Telesport
back button

Portugalia po përballet në Lisbonë me Danimarkën në ndeshjen e kthimit në çerekfinalet e Ligës së Kombeve. Portugezët patën shansin e artë të kalonin në avantazh që në minutat e para të ndeshjes, por Cristiano Ronaldo gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 37-të, Bruno Fernandes kroson në zonë nga goditja e këndit dhe në mënyrë krejt të habitshme mbrojtësi danez Joachim Andersen, në vend ta largojë topin nga zona, e dërgon me kokë në portën e tij. Portugali-Danimarkë 1-0, ndeshja e parë është fituar nga danezët po 1-0. SHIKOGOLIN

Në ndeshjen tjetër, Gjermania shënon edhe golin e tretë ndaj Italisë me Kleindienst, pas krosimit nga këndi nga Joshua Kimmich.  SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit