Kane: Anglia bëri detyrën në dy ndeshje ku duhej durim, Tuchel po përshtatet mirë me ne

25 Mars 2025
9:16
Telesport
back button

Pasi mundi 2-0 Shqipërinë, kombëtarja e Anglisë përsëriti të njëjtën gjë edhe ndaj Letonisë, duke fituar 3-0. Sërish protagonist sulmuesi Harry Kane, që shënoi golin e 71-të me kombëtaren e “3 luanëve”.

Mendoj se ndaj Letonisë luajtëm më mirë se ndaj Shqipërisë, patëm më shumë skema loje, më shumë raste dhe e merituam fitoren. Jam i kënaqur që kemi marrë 6 pikë të plota pas dy ndeshjeve të para”, tha Kane.

Gjithsesi, nuk ka qenë e lehtë, pasi edhe Letonia kishte 11 lojtarë në mbrojtje dhe ishte e vështirë të shënonim. Nuk kemi rrezikuar aspak në mbrojtje dhe janë dy ndeshje ku nuk kemi i pësuar asnjë gol”, tha kapiteni i anglezëve.

Në fund, Kane thur lavde trajnerit Tuchel: “Në këto dy ndeshje duhej të bënim durim. Thomas Tuchel është fantastik, ai u ambientua menjëherë dhe është kënaqësi ta kem atë si trajner në kombëtare”.

Energjia, pasioni, analiza taktike ishin gjërat më të mira që ai solli këtu në këtë periudhë. Ne do të përmirësohemi ndërsa ecim përpara. Ai është i lumtur dhe ne jemi të lumtur që e kemi”, përfundoi Harry Kane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit