Gimenez: Kini besim, golat e mi do të vijnë dhe do të festojmë shumë së bashku

27 Mars 2025
8:39
Telesport
back button

Kini besim, golat do të vijnë”. Pasi fitoi Ligën e Kombeve të Concacaf me Meksikën e tij, sulmuesi Santiago Gimenez flet në një intervistë për “Corriere della Sera” dhe u premton shumë kënaqësi tifozëve të Milan.

Dy muajt e parë ishin shumë intensive, sidomos jashtë fushës. U përshtata me një qytet të ri, mjedis të ri. Tani dua të bëj atë për të cilën jam këtu: Të shënoj sa më shumë dhe të fitoj trofe. Është nder për mua të luaj në San Siro”, tha Gimenez.

Megjithatë, goli mungon për më shumë se një muaj: “Golat do të vijnë. Jam i sigurt për këtë. E rëndësishme është që ne të fitojmë, siç ndodhi në dy ndeshjet e fundit. Nëse një shok skuadre shënon është e njëjta gjë”.

Ne po punojmë shumë me trajnerin Conceicao. E di që presin shumë nga unë, sepse me të drejtë janë kërkues. Kam shënuar shumë gola te Feyenoord. Është koha të filloj t’i shënoj edhe këtu”, u shpreh meksikani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit