Ish-kampioni i botës konfirmon rikthimin pas një viti, do të duelojë më 27 qershor

29 Mars 2025
13:10
Telesport
back button

Boksieri amerikan Deontay Wilder do të kthehet në ring kundër Tyrrell Herndon, një duel që do të zhvillohet në Kansas, më 27 qershor. Ish-kampioni i botës i peshave të rënda në kategorinë WBC, nuk ka dueluar që nga 1 qershori i vitit të kaluar.

39-vjecari ka një rekord prej 43 fitoresh (42 me KO) 4 humbjesh dhe 1 barazim në ring. Në përballjen e fundit ai u mund nga Zhilei Zhang, por një fitore ndaj Herndon mund ta shtyjë atë të kthehet në garë për një tjetër duel ndaj një emri të madh.

Turki Al-Sheikh, promotori i dueleve në Arabinë Saudite, sugjeroi në janar se do të dëshironte një sfidë midis Wilder dhe Anthony Joshua. Por, Eddie Hearn, konfirmoi se Joshua ka pësuar një “pengesë të vogël” në stërvitje, e cila kërkon një periudhë rikuperimi prej rreth gjashtë javësh.

Wilder ka humbur 4 nga 5 duelet e fundit, përfshi edhe dy sfidat me Tyson Fury, që sollën fundin e mbretërisë së tij. Që nga ajo kohë ai kurrë nuk e ka rimarrë veten dhe shpesh është përfolur për një tërheqje të tij nga sporti. Ndërkohë që, Herndon ka një rekord prej 24 fitoresh me pesë humbje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit