KAT 2 | Luftëtari i Gjirokastrës dhe Iliria drejt ngjitjes në Kategorinë e Parë!

30 Mars 2025
20:31
Telesport
back button

Ashtu si Kategoria e Parë, edhe Kategoria e Dytë është duke iu drejtuar fundit dhe sot ka qenë një ndeshje tepër e fortë në Grupin B pasi sfidë direkte në Orikum mes Orikut dhe Luftëtarit, me ekipin gjirokastrit që ka rezistuar dhe me një 0-0 ka ruajtur kreun e renditjes (falë golaverazhit më të mirë) duke iu afruar  edhe më shumë ngjitjes direkte në Kategorinë e Parë.

Në ndeshjet e Grupit A, si Iliria, ashtu edhe Luzi kanë fituar, përkatësisht ndaj Basanias dhe Besëlidhjes, duke bërë që skuadra e Fushë Krujës të jetë ende me një piëkë avantazh në kreun e renditjes. Iliria gjithashtu si Luftëtari tashmë duhet vetëm të ruajë këtë pozicion për t’u ngjitur më lart.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit