Napoli mbyll shpejt llogaritë me Milan, vjen dhe goli i dytë! Shënon Lukaku (video)

30 Mars 2025
21:15
Telesport
back button

Napoli ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Milanit në kryendeshjen e Serisë A, e cila po luhet aktualisht në stadiumin “Diego Armando Maradona” dhe është e vlefshme për javën e 30-të.

Autor i golit të dytë është Romelu Lukaku, belgu shënoi pas asistit të marrë nga Billy Gilmour, i cili përfitoi nga nja pasiguri dhe humbje e topit e lojtarëve të Milanit.

Vendasit shënuan që në minutën e parë, pas një topi të marrë nga Di Lorenzo, Politano tregon aftësitë e tij sulmuese duke kaluar mbrojtësit e Milan dhe dërgon topin në rrjetë. Napolit i duhet me patjetër fitorja sot për të ruajtur diferencën 3 pikë të Interit.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit