Vasseur: Ferrari ka më shumë potencial se sa ka treguar, koha të ndryshojmë kurs

2 Prill 2025
11:33
Telesport
back button

Pas vetëm dy garash, Ferrari ka grumbulluar një diferencë prej 61 pikësh nga McLaren në renditjen e konstruktorëve. “Kokëkuqja” shkëlqeu vetëm në garën sprint të zhvilluar 10 ditë më parë në Kinë, ku triumfoi me Lewis Hamilton. Si në Australi ashtu edhe në Shangai, ishte forca e katërt në pistë, më dobët se Mercedes dhe Red Bull.

Gara e radhës në Japoni mund të jetë mundësia për të demonstruar vlefshmërinë e projektit SF-25, duke qenë se Ferrari duket të jetë shumë efektiv në kthesat e shpejta, ndërsa ka ende punë për të bërë në ato të ngadalta.

Frederic Vasseur, drejtori i Ferrari, i kërkoi ekipit të përqendrohej plotësisht në garën e radhës: “Pista e Suzuka është kërkuese për makinat dhe pilotët, të cilëve u pëlqen sfida e kthesave ikonike”.

I gjithë ekipi, tani më shumë se kurrë, duhet të përqendrohet në qëllimin për t’i vënë Charles dhe Lewis në një pozicion për të shfrytëzuar vazhdimisht potencialin e plotë të SF-25, duke pasur parasysh se deri më tani ne kemi arritur të bëjmë një gjë të tillë”, tha francezi.

Treguam diçka në garën sprint në Kinë, por në Formula 1 detajet janë të rëndësishme. Përgatitja në fabrikë, adaptimi në pistë dhe përshtatja me kushtet që mund të krijohen në garë janë detaje që s’lihen pas dore”, tha Vasseur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit