Shqipëria me ekip të plotë në Europianin e mundjes, kuqezinjtë synojnë zonën e medaljeve

2 Prill 2025
12:45
Telesport
back button

Në Bratislava të Sllovakisë, më datat 7-13 prill, do të zhvillohet Kampionati Europian i Mundjes për të rritur. Një event i rëndësishëm ndërkombëtar, ku mundësit kuqezinj synojnë medalje.

Pas paraqitjes së mirë në disa turne ndërkombëtarë të organizuar në Tiranë, Federata Shqiptare e Mundjes (FSHM) synon të bëjë të njëjtën gjë edhe në këtë turne të rëndësishëm.

Për këtë arsye, Shqipëria do të përfaqësohet me ekip të plotë. Do të jenë 6 mundës në total që do të garojnë për Shqipëri. Për femra, në peshën 68kg do të jetë mundësja Albina Drazhi.

Në stilin e lirë, Shqipëria do të përfaqësohet nga mundësit Zelimkhan Abakarov (pesha 61kg), Islam Dudaev (pesha 70kg) dhe Chermen Valiev (pesha 74kg). Ndërsa në stolin greko-romak, mundësit kuqezinj janë Gjete Prenga (pesha 67kg) dhe Kevin Kupi (pesha 77kg).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit