Cili do të jetë trajneri i ri i Brazilit? Ronaldo shtyn për këtë emër: Duhet vendosur shpejt

4 Prill 2025
8:46
Alfred Lleshi
back button

Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) është ende në kërkim të trajnerit të ri, pas shkarkimit të Dorival Junior, pas humbjes 4-1 ndaj Argjentinës. Mes emrave të përmendur për pankinën e “Seleçaos” spikat ai i Pep Guardiolës.

Ishte Ronaldo, ai që e riktheu në vëmendje kandidaturën e trajnerit të Manchester City, duke shprehur shqetësim për vonesat në vendimmarrjen e federatës për këtë çështje.

“Kjo duhet të bëhet shumë më shpejt nga sa po vepron CBF”, – deklaroi “Fenomeni” në një intervistë për “TV Band”.

Ronaldo, i cili kishte menduar të kandidonte për president të CBF, e kishte identifikuar Guardiolën si trajnerin ideal të Brazilit, por tani kufizohet vetëm në sugjerimin e disa profileve të mundshme.

Përveç trajnerit katalanas, Ronaldo përmendi edhe Jorge Jesus dhe Abel Ferreira si alternativa të nivelit të lartë. Nëse asnjë nga këto opsione nuk realizohet, ish-sulmuesi propozoi Renato Gaúcho si zgjidhje emergjente: “Ai mund ta menaxhojë grupin shumë lehtë dhe të ketë ndikim të menjëhershëm deri në Kupën e Botës 2026”.

Megjithatë, CBF nuk duket se e ka me nxitim. Vendimi për trajnerin e ardhshëm pritet të merret vetëm pas Kupës së Botës për Klube, në qershor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit